Aksidenti tragjik në Lungomare, inxhinierët e firmës marrin sot masën e sigurisë

makina-vloreAksidenti tragjik në Lungomare, ku i mori jetën 18-vjecari, ka nxjerrë para gjyqit dy inxhinierët e firmës që po kryenin punimet në vendin e aksidentit. Mësohet se dy inxhinierët do të njihen sot me masën e sigurisë.
I pari para togave të zeza ka dalë Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit në firmën “Xh & M Sh.p.k”.
Pas tij ka dalë Ilirian Tahmazi, me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik. Sipas prokurorisë firma ndërtuese dhe dy inxhinierët akuzohen për shkelje të rregullave në punë dhe mosrespekim të kontratës. Nëse do të ekzistonte sinjalistika, aksidenti do shmangej. Megjithatë Prokuroria thekson se hetimet për aksidentin janë të hapura, në pritje të akt-ekspertimit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pritë në mes të rrugës, tropojani qëllon me thikë ish-gruan dhe kunatin

Një i ri nga Tropoja ka sulmuar me thikë në rrugë ish-gruan ...