E rrallë/ Kjo grua ka aftësi të jashtëzakonshme, por… (Foto)

26
Kliko per me shume info

Kjo është Rachel Winnard. Ajo vuan nga fibrodysplasia ossificans progressiva, një sëmundje e cila bën që muskujt dhe ligamentet të kthehen në kocka, duke i kufizuar lëvizjen.

Pavarësisht kësaj, 32-vjeçarja dëshiron të ketë një fëmijë, ndonëse kjo do të vinte në rrezik shëndetin e saj dhe sëmundja mund të trashëgohet nga fëmija. Duke folur për “The Sun”, Rachel shprehet se ajo dhe bashkëshorti Paul, të cilët u martuan në 2010-n, po shohin mundësitë që kanë për të patur një fëmijë.

Kliko per me shume info

“E kam dashur një gjë të tillë gjatë gjithë jetës dhe aq më shumë pasi pësova një abort spontan në 2009-n”, rrëfen gruaja.

32-vjeçarja u diagnostikua me këtë sëmundje të rrallë, që prek vetëm 1 në 2 milionë njerëz, në moshën 12-vjeçare.

Pavarësisht faktit se është e ndërgjegjshme se trupi i saj po krijon një skelet të dytë, ajo është e vendosur për ta shijuar jetën deri në fund.

*Fibrodysplasia ossificans progressiva, e njohur ndryshe si FOP, është një gjendje që shkakton formimin e kockave në muskuj, ligamente dhe inde të tjera lidhëse. Është një prej sëmundjeve më të rralla të njerëzimit, të njohura deri më sot. Mekanizmat riparuese të trupit pësojnë mutacion për shkak të kësaj sëmundjeje. Pjesa më e madhe e atyre që vuajnë nga FOP nuk mund të kenë fëmijë ose zgjedhin të mos kenë, ndonëse fëmija jo domosdoshmërisht do ta trashëgonte këtë sëmundje./tvklan.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here