Mijëra adresa gmaili janë vjedhur, zbuloni nëse adresa juaj është ‘’viktimë’’

Soft

gmailNjë virus i ri Android ka prekurmbi 1 milionë përdorues që kanë llogari në Google dhe që përllogaritet se po infekton rreth 13 mijë pajisje në ditë.

Ky virus, i pagëzuar me emrin Goolian, vjedh adresat e email –it dhe të dhënat e identifikimit që ruhen në pajisjet Android.

Lajmi u bë i ditur nga firma për sigurinë kibernetike, Check Point, e cila e zbuloi këtë virus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me informacione të tilla, hakerat mund të shtënë në dorë të dhëna delikate që mund të ndodhen në Gmail, Google Photos, Google Docs, Google Play dhe aplikacione të tjera të Google.

Pajisjet infektohen kur një përdorues shkarkon një aplikacion të infektuar me Goolian, apo dhe duke klikuar një link në reklamat që shfaqjen në aplikacione të ndryshme.

Për të kuptuar nëse jeni prekur nga ky virus klikoni dhe zbulojeni në këtë faqe https://gooligan.checkpoint.com/ albeu/

ME TE LEXUARAT