Abuzoi me detyrën e saj, në pranga infermierja shqiptare në Itali(Emri)

Një infermiere shqiptare është ndaluar nga Guardia Di Financa pasi akuzohet se ka keqtrajtuar pacientët e një spitali psikiatrik. Bashkë me të, në pranga ka rënë dhe këshilltari i Komunës Poransio në Itali dhe një grua rumune. Sipas mediave italiane, është arrestuar shtetasja Vjollca Ferati, 45-vjeç, rumunia Elena Stoica, 46 vjeç si dhe Massimo Deperi 48 vjeç.
Fill pas zbulimit të kësaj ngjarje të rëndë, reagoi kreu i komunës, Emilio Fossati, i cili pohoi se ndihet i shokuar. Ai deklaroi ka shkarkuar Deperin.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se shqiptarja dhe dy të tjerët ofendonin të moshuarit e sëmurë, i linin ata në mëshirë të fatit duke mos i dhënë trajtimin e nevojshëm. Po ashtu, raportohet se nëse një pacient rrëzohej në tokë, askush nuk e ngrinte, apo kur i linin pa asnjë ndihmë kur u duhej të pastroheshin. Policia vijon hetimet rreth dokumentimit të plotë të kësaj ngjarje, ndërsa të akuzuarit ndodhen në ‘arrest shtëpie’.

Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here