Një milion paund për Balotellin, që...të mos pështyjë kundërshtarin

Sport

balotelliNë kontratën e Mario Balotellit, me Liverpulin ekzistonte një klauzolë që shpërblente lojtarin me 1 milionë pound çdo fundsezoni. Balotelli mund të pështynte kundërshtarin ose të ishte agresiv deri në 2 herë maksimumi, por nëse bëheshin 3 raste, ai nuk do të merrte shpërblim.

Italiani është paguar 85 mijë paund në javë si sulmues, por do të merrte shpërblim 250 mijë paund për 5 golat e parë të shënuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër futbollist i Liverpool, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, do të paguhej me 25 mijë pound për 5 golat e parë, 45 për 5 golat e dytë dhe 65 për të tretët.

Futbollistët në Premiership shpërblehen nga 5 deri në 20 mijë pound për një ndeshje të fituar, ndërsa portieri Hugo Lloris i Tottenham Hotspur shpërblehet me 3500 paund edhe nëse skuadra e tij humb ndeshjen. Për fitoren Lloris merr një bonus prej 7000 paundësh.

Një klauzolë e çuditshme i përket kontratës së një futbollisti të Manchetser United, i cili nëse do të shkonte në Amerikën latine për të luajtur një ndeshje për Kombëtaren e tij, do të paguhej nga klubi i Machetser me 20 mijë paund vetëm për udhëtimin.

Ish futbollisti i Liverpool, Daniel Agger negocioi me Brondby e Danimarkës në 2014 dhe klubi i dha mundësinë që kompania e tij e reklamave me LED Wall të reklamonte produkte 8 herë për 27 sekonda gjatë çdo ndeshjeje

ME TE LEXUARAT