Zvicerani i arratisur nga burgu transferoi në Shqipëri 1.8 milionë euro

biznesmeniPolicia zvicerane eshte duke hetuar se një shumë, prej 1.8 milionë euro, është transferuar në Shqipëri.

Një biznesmen i quajtur Ostschweizer Peter Eberle, kishte ndërtuar një skemë mashtruese në Kantonin St Gallen me pasuritë e patundshme.

Sipas policise, 59-vjeçari zviceran në fund të korrikut u arratis nga burgu Gmunden dhe që nga ajo ditë nuk dihet asnjë gjë për të.

Hetuesit kanë zbuluar se Eberle ka transferuar shumë të mëdha parash në Shqipëri. Madje ai ka pasur edhe kontakte me të burgosur në Shqipëri.

Zyrtari Hans-Peter Bosshard madje dyshon se me dokumente të rreme, 59-vjeçari mund të jetë larguar nga vendi. Destinacioni? Mbase Shqipëria…

Një rast është i vërtetuar që Ostschweizer Peter Eberle i kishte kërkuar një maqedonasi të blinte një kompani dhe i kishte dërguar 150 mijë franga.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dritarja-fier

Hodhi gruan nga dritarja e katit të katërt, arrestohet burri, rrezikon 35 vjet burg

Policia e Fierit njoftoi diten e sotme se ka arrestuar 52 vjeçarin ...