Zjarr masiv në konviktin e vajzave në Turqi, 12 të vdekur

Një konvikt vajzash i një shkolle të mesme është përfshirë nga zjarri në Turqi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në jug të Turqisë dhe raportohet për 12 të vdekur e 22 të plagosur.

Mediat turke kanë publikuar videon teksa shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur, ndërsa nuk dihet gjithashtu nëse të gjitha viktimat ishin nxënëse të shkollës.

Televizioni turk shfaqi pamjet e para të flakëve dhe tymit që dilte nga një ndërtesë disakatëshe, si dhe zjarrfikësit që luftonin për t’i vënë ato nën kontroll.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Arrihet marrëveshja e armëpushimit në Ukrainë

Një armëpushim i ri është arritur për Ukrainën lindore, por disa separatistë ...