“El Clasico”, Zidane qetëson tifozët: Gjyqtarët s’do të favorizojnë Barcelonën

zidaneeTifozët e Realit të Madridit që evokonin zëra konspirativë për ndarjen e drejtësisë në “El Clasico”, duhet të qëndrojnë të qetë pasi xhaketat e zeza nuk do të ndikojnë në betejën më të bukur të futbollit spanjoll, e ndoshta botërore.

Trajneri i skuadrës galaktike Zinedine Zidane ka shmangur hamendësimet se gjyqtari Karlos Klos Gomez favorizon dukshëm Barcelonën me vendimet e tij.

Seksione të ndryshme në shtypin iberik sugjeruan këtë javë se katalanasit janë një ekip i preferuar nga gjyqtari i UEFA-s. Ky fakt mori më shumë zë pasi skuadra blaugrana asnjëherë nuk ka humbur kur 44 vjeçari ka qenë arbitër në ndeshjet që Barcelona ka luajtur.

Karlos Klos Gomez është akuzuar për antimadridizëm në më shumë se një rast, me polemikat më të bujshme në rastin e Mourinho-s.

“Nuk besoj në pretendimet se gjyqtarët favorizojnë një klub apo një tjetër. Mendoj se do të jetë një El Klasiko fantastike dhe arbitri do të bëjë më të mirën e tij në këtë ndeshje. Nuk jam aspak i interesuar në teoritë konspirative dhe asnjë nuk duhet të shqetësohet pasi në fokus është vetëm ndeshja. Të gjithë tifozët duan të shohin lojën e bukur të shtunën”, tha trajneri i realit, Zinedin Zidane.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohen fakte të frikshme për financat e Cristiano Ronaldos

Gazeta “El Mundo Deportivo” vazhdon të zbulojë informacione të reja rreth “parajsave ...