Zhduket prej dy ditësh 21 vjeçarja në Fier

ezhdukuraNjë nënë në Fier denoncon zhdukjen e vajzës së saj 21 vjeçare prej dy ditësh. Lindita Maloku thotë se vajza e saj Elmira Maloku, e divorcuar dhe me një fëmijë të vogël, është zhdukur pa asnjë gjurmë.

50 vjeçarja apelon që kushdo që ka dijeni të njoftojë në polici, ku thotë se ka denoncuar zhdukjen e së bijës.

“Ka qënë me urdhër mbrojtjeje, ka dhe një djalë që në shkurt i bën dy vjeç. Aktualisht djalin e ka lënë të bashkëshorti për shkak të kushteve që ne nuk i kemi.

Pikë së pari po i ofrohem televizionit tuaj që ndokush që e njeh në foto që mundet të shfaqet atëherë të lajmërojë. Nga instancat e policisë së Fierit atë mund ta kenë trafikuar”, thekson Lindita Maloku per oranews.

21 vjecarja Elmira Maloku pas divorcit, prej disa muajsh jetonte me nënën e saj në një ambient aspak të përshtatshëm, ku si banesë shërben një godinë gjysmë e shembur.

E kontaktuar Policia e Fierit, deklaron se nuk ka dijeni për rastin, pasi askush nuk ka denoncuar zhdukjen e 21 vjeçares Elmira Maloku.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Luani shqyen trajnerin e cirkut gjatë shfaqjes

Luani shqyen trajnerin e cirkut gjatë shfaqjes

Nje ngjarje e rëndë vdekjeprurëse ka ndodhur në qytetin e Egjiptit, gjatë ...