Zgjohet nga koma, 7-vjeçarja tregon me detaje për parajsën

Soft

vajza-parajseNjë vajzë e vogël, fytyra e së cilës u nda përgjysmë pasi një gomë traktori ra mbi të, i rrëfeu nënës së saj sesi “fluturoi lart në parajsë”, pasi ra në koma.

Amber Rose Kordiak ishte vetëm 7 – vjeç kur objekti rreth 272 kilogramë ra mbi të, në Korrik të 2013 –ës, duke i thyer kockat e fytyrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Babai i saj Jesse arriti t’a hiqte gomën, por e vogla Amber, sot 10 – vjeç, kishte pësuar dëmtime aq të rënda sa prindërit e saj ishin të sigurtë që nuk do të mund të mbijetonte.

Ajo u fut më urgjencë në sallë të operacionit dhe ra në koma. Kur u zgjua, Amber i rrëfeu të ëmës se kishte qenë në parajsë.

Jen Kordiak tregon se në momentin që e bija ishte zgjuar, i kishte treguar sesi kishte ndjekur “drita të shndritshme dhe vargje lutjesh”, që po e drejtonin drejt parajsës.

Amber përshkruajti sesi një moment e kishte gjetur veten lart duke parë aksidentin që kishte pësuar dhe kishte parë edhe babain që po hiqte gomën prej saj.

Ajo zbuloi gjithashtu se “vendosi të rikthehej në tokë” sepse “nuk donte që familja e saj të trishtohej”.

Nëna e Amber, duke folur për kanalin televiziv “KSTP” tha se e bija i kishte rrëfyer se ishte ndjerë e lumtur në parajsë, por ajo mund të ndjente hidhërimin e prindërve të saj, e kjo e kishte bërë që kthehej mbrapsht.

10 – vjeçarja i është nënshtruar disa operacioneve për të riparuar dëmtimet që ka pësuar struktura e saj e kockave. Shumë prej tyre kanë pësuar dëmtime të pariparueshme dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërhyrjet nuk kanë qenë të suksesshme.

ME TE LEXUARAT