Zgjedhjet presidenciale në SHBA, raportohet sondazhi i fundit

hillary-trumpZgjedhjet presidenciale në SHBA kanë nisur në pjesën lindore. Qendrat e votimit mësohet se janë hapur në Nju Jork, Nju Xhersi, Ëashington DC etj.

Pas disa orësh, CNN raporton sodazhin e fundit i cili tregon se kandidatja demokrate HIllary Clinton kryeson ndaj rivalit të saj republikan. Sipas sondazhit, Clinton kryeson me 46 %, ndërsa Trump me 42% të mbështetjes popullore.

Ndërkohë, autoritetet shtetërore zgjedhore dhe vëzhguesit kanë raportuar për rritje rekord të votimeve të hershme, ndërsa në këtë aspekt prijnë votuesit hispanikë. Ky zhvillim duket se i ka dhënë një epërsi kandidates demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton. Agjencia Associated Press ka raportuar se më shumë se 43.2 milionë njerëz kanë votuar deri dje, ndërsa pritet që numri i përgjithshëm i këtij lloji të votimeve të arrijë në 50 milionë.

Kjo do të thotë se më tepër se 40% e zgjedhësve amerikanë tashmë e kanë hedhur votën e tyre para ditës së sotme, kur është dita e zgjedhjeve presidenciale.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vritet-balerina

Vritet me armë në dasmë balerina shtatzënë

Një grua shtatzënë është qëlluar për vdekje gjatë një ceremonie martesore në ...