Zgjedhjet në Kolonjë, sherr pranë QV, policia shoqëroi dy persona

zgjedhje-kolonjeDy persona janë shoqëruar mbrëmë nga policia e Kolonjës mbrëmjen e shkuar pranë qendrës së votimit. Mësohet se policia i ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit G.Z, 25 vjeç, banues në fshatin Barmash dhe A.L, 43 vjeç, banues në Durrës.
Njoftimi policisë:
“Procedimi ndaj tyre filloi pasi, dyshohet se më datë 20.11.2016, në orën 12:30, rreth 30 m larg qendrës së votimit nr 4024, në fshatin Barmash, këta shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri- tjetrin. Nga ana e Policisë, është bërë shoqërimi i të dyja palëve në Komisariat dhe nga marrja e deklarimeve respektive të tyre, rezulton se shtetasi A.L e ka goditur shtetasin G.Z, me grushta në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Ndërsa ky i fundit, si pasojë e përplasjes fizike i ka thyer shtetasit A.L, një palë syze optike në pronësi të tij.”
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprat penale :“Shkatërrim i pronës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...