Zgjedhjet në Amerikë, ndonëse udhëheq, Clinton është në rrezik

Bota

hillary-trumpZgjedhjet në Amerikë janë ende në process. Duket si beteja më e fortë e parë në histori teksa shihet se lufta para ditës finale ka qenë shumë e theksuar. Kemi parë se Hillary Clinton planifikon që të rrisë taksat për të pasurit, kurse Donald Trump kërkon t’i ulë. Ky është ndryshimi më i madh mes dy kandidatëve kryesorë për President në SHBA. Po ashtu, kandidati republikan kërkon që të anulojë reformat e Barack Obamës për sistemin shëndetësor si dhe për Ëall Street. Por, tashmë që nuk ka mbetur më kohë për fushatë, Hillary Clinton duket se udhëheq në sondazhet e fundit. Duke synuar që të zgjidhet e para presidente femër, Clinton do ta mbyllë fushatën në Karolinë e Veriut, që është një shtet i pavendosur. Kurse Trump do ta mbyllë siparin e fushatës në Michigan, ku shpreson të që marrë një rezultat surprizë.

Rreth 1/3 e votave – të paktën 41 milionë në 48 shtete – janë numëruar në votimin e parakohshëm, raporton “Associated Press” dhe ekziston ende mundësia që Clinton të humbasë, shkruan “The Guardian”. Pavarësisht se udhëheq sondazhet, ekspertët thonë se Hillary nuk është në një pozicion të sigurt.

ME TE LEXUARAT