Zgjedhjet në Kolonjë, nis votimi pa probleme

Kliko per me shume info

zgjedhje-kolonjeSot (e diele) mbahen zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Kolonjës. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit në të gjitha qendrat e votimit pa asnjë problem.

Punonjësit e policisë kanë dorëzuar në kohë materialet zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në rrethin e Kolonjës.

Kliko per me shume info

“Dorëzimi i qendrave të votimit filloi në orën 06:00 të mëngjesit së të dielës, sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit dhe rreth orës 07:10 ka përfunduar procesi në të gjithë rrethin e Kolonjës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Strukturat e policisë janë të angazhuara për garantimin e rendit gjatë gjithë procesit, duke zbatuar me përpikmëri ligjin.

Qytetarët e këtij rrethi kanë mundësi të zgjedhin mes dy kandidatëve, Ilia Stefon e Partisë Socialiste dhe Dritan Hajron e Partisë Agrare që përfaqëson edhe të djtahtën.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here