Zgjedhjet në Kolonjë, bëhet për spital djali i kryetares së PS-së

zgjedhje-kolonjeSot në orën 07:00 ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë së Kolonjës. Në këto zgjedhje të pjesshme vendore votojnë 16700 votues, të cilët kanë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre me votë deri në orën 19:00 të pasdites.Në garë për kreun e bashkisë  së Kolonjës janë Ilia Stefo i Aleancës për Shqipërinë Europiane  dhe Dritan Hajro për opozitën, që garon nën siglën e Partisë Agrare Ambientaliste.

LEXO EDHE:  Rama në Gjermani, nesër përballja me deputetin Krichbaun: Nuk është miku dhe as dashamirësi im

Ndërkohë janë regjistruar edhe incidentet e para në këto zgjedhje. Sipas informacioneve, djali i kryetares së PS-së në Barmash është goditur me sende të forta nga disa persona.

Kliko per me shume info

Djali i kryetares së PS-së është dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra. Behet fjale per Gledis Zaçen. Sipas burimeve, ai eshte goditur nga persona qe nuk jane nga Kolonja.

LEXO EDHE:  Deputeti i PD bën akuzën e rëndë: Ministrat teknik tradhëtuan Bashën, Rama i futi…

14:00: Zgjedhjet në Kolonjë, përplasje mes komisionerit të PD e vëzhguesit të PS

Ndërkohë kur dukej se procesi i votimit po shkonte drejt një rrjedhe normale, kanë lindur incidentet e para në Kolonjë.

Sipas burimeve në qendrën e votimit 4048/1 procesi i votimit është ndërprerë për shkak të përplasjes së komisionerit të djathtë dhe një vëzhguesi të akredituar nga PS.

LEXO EDHE:  Rama mbërrin në Gjermani, por nuk pritet nga Merkel

Raportohet edhe për një konflikt fizik mes militantëve në fshatin Barmash. Pritet vendim për të rinisur edhe një herë votimi.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here