Zëvëndësohet Etrit Berisha

berishaa-etritKartoni i kuq ndaj Etrit Berishës në ndeshjen me Izraelin, i dha mundësinë Thomas Strakoshës për të hedhur Portieri 22-vjeçar ka dhuruar një tjetër paraqitje të mirë me Lacion dhe tashmë nuk ka dyshime që ai mund të luajë rregullisht në Serinë A sa herë të nevojitet prania e tij në fushë.
“Të fitosh 3-1 kundër Xhenoas nuk është pak. Të pësosh gol nuk është asnjëherë e bukur, por shpresojmë që të mos ndodhë më në të ardhmen. Unë i pafajshëm te goli? Gabimet bëhen gjithmonë, ndodhi, topi përfundoi në rrjetë. Tani të shohim para”, theksoi portieri pas ndeshjes së sotme.
Të “shohësh para” për të do të thotë të bëhet pjesë fikse e kombëtares kuqezi e pse jo, të paraqitet pozitivisht me të duke zënë një vend në formacion. “Shpresoj që të arrij të shfaqem mirë edhe me fanellën e Shqipërisë dhe që shpejt të vijë edhe debutimi aty”, theksoi lojtari, i cili ka kohë deri në mars për të bindur De Biazin që e meriton ai fanellën e titullarit ndaj Italisë, kur të mungojë Berisha i pezulluar.
Deri atëherë, lojtari do t’i gëzohet sukseseve me Lacion, që ka kaluar çdo lloj parashikimi në këtë sezon duke qëndruar pranë me grupin e skuadrave që luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve.
“Është diçka e bukur të shohësh Lacion lart, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Forca jonë është te fakti që mbrojmë të gjithë bashkë. Sekreti ynë është grupi, sulmojmë dhe mbrojmë të gjithë bashkë. Kjo do të na çojë lart. E prisnim këtë klasifikim, besojmë te vetvetja. Që këtu fillojnë fitoret tona”, tha Strakosha i cili zbuloi edhe një sekret të vogël për aktivizimin e tij në ndeshjen e sotme.
“Që dje më kishin paralajmëruar se mund të luaja, fjeta i qetë”, ishin fjalët e tij.

.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Neymar: Ja kush do t’a fitojë “Topin e Artë”

Neymar ka thënë se Leo Messi është futbollisti më i mirë në ...