Shefat që zbuluan drogën në Rrëshen zëvëndësohen, ja emrat

Aktualitet

UntitledDroga e zbuluar në Rrëshen tri ditë më parë mbetet akoma ceshtje e hapur. Jo vetëm shefi i Antidrogës, Agron Qullhaj, por edhe 10 punonjës të tjerë të kësaj drejtorie, kryesisht shefa të seksioneve të ndryshme, janë kapur nga “reforma” e firmosur dje nga kreu i Policisë së Shtetit. Pavarsisht kësaj, zyrtarë të kësaj drejtorie mohojnë që ndryshimet të kenë lidhje me operacionin që u zhvillua në Rrëshen. Burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur se ka qenë kërkesa e drejtorit të Policisë së Lezhës, Ermal Muça, i emëruar rreth 20 ditë më parë në këtë detyre, për t’i bërë këto ndryshime. Propozimet e tij i janë adresuar kreut të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, që më datën 1 nëntor, pra një ditë para operacionit që do të kryhej. Por firmosja e propozimit të kreut të Policisë së Lezhës është bërë dje, pasi Çako ka qenë për vizitë pune jashtë Shqipërisë.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Propozimet janë bërë me datën 1 nëntor. Drejtori i ri i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, ka kërkuar të bëjë disa ndryshime brenda strukturës që ai drejton. Kjo është një procedurë normale që është bërë disa herë në mjaft drejtori të tjera, në rastet kur ndryshohen krerët e policisë. Nuk ka të bëjë aspak me operacionin e drogës në Rrëshen dhe nuk ka asnjë motiv që të ketë lidhje me këtë”, thanë burime zyrtare nga Policia e Shtetit.

 

Janë 11 shefa policie, të cilët kanë lëvizur në detyra të tjera jo vetëm brenda për brenda së njëjtës strukturë. Por ka edhe shefa të tjerë, të cilët janë emëruar në detyra paralele në qarqe të tjera. Ndër shefat që janë lëvizur në Drejtorinë e Lezhës është Ilir Sula.

 

Nga shef i sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Lezhë, ai emërohet shef sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Elbasan. Gjithashtu, edhe Agron Çullhaj nga shef seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Lezhë emërohet shef seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit po në Lezhë.

Nuk ka të dhëna nëse Policia e Lezhës ka informacione për baza të tjera të drogës në njësitë që ka në juridiksionin e saj dhe nëse do të organizojë ndonjë operacion tjetër për kapjen e autorëve dhe asgjësimin e drogës. Katër ditë më parë, Policia e Lezhës veproi e vetme në operacionin e Rrëshenit, duke dashur të shmangë dekonspirimin e mundshëm nga kolegët e tyre të Mirditës.

 

Policia kishte marrë sinjalizime të mëparshme për magazinën që kishte grumbulluar tonelata me hashash dhe dhjetëra të punësuar në të, kryesisht banorë të zonës përreth kësaj godine.

 

11 SHEFAT QE LEVIZIN

 

  1. Elvin Kurti nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë.

 

  1. Ilir Sula nga shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Elbasan.

 

  1. Klodian Shahini nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin emërohet shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë.

 

  1. Agron Çullhaj nga shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë.

 

  1. Leonard Palushi nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kurbin.

 

  1. Maksim Bejkaj nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë.

 

  1. Ilir Dedja nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë.

 

  1. Ylli Vata nga shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Kurbin në D.V.P.Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber.

 

  1. Alfred Kola nga shef Seksioni për Hetimin Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Lezhë.

 

  1. Pashk Përvata nga shef Stacioni Policisë Shëngjin në Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin.

 

  1. Ermal Ajdini nga specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Tiranë emërohet shef Stacioni Policisë Shëngjin në Komisariatin e Policisë Lezhë në D.V.P.Lezhë. /Panorama/

ME TE LEXUARAT