Shkencëtarët zbulojnë kurën, ja kush e Lufton virusin Zika

UntitledShkencëtarë kanë deklaruar që kanë gjetur një mënyrë për të mbrojtur foshnjat nga virusi Zika përderisa janë në mitër, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Deri më tani një ekip nga SHBA-të ka pasur sukses me tretmanin tek minjtë, mirëpo kanë deklaruar që kjo do të çoj tek terapia për gratë të cilat preken nga virusi Zika gjatë shtatzënisë.
Virusi Zika mund të dëmtoj rëndë trurin e foshnjave.
Terapia në fjalë përbëhet nga qeliza të gjakut të personave të cilët kanë luftuar virusin Zika.
Tek minjtë tretmani ka ulur dukshëm sasinë e virusit Zika, i cili ishte në qarkullim në gjakun e nënës dhe kalonte përmes placentës tek foshnja.
Ndërsa studiuesit kanë deklaruar që nevojiten edhe disa vite studimi që ky tretman të jetë i sigurt për t’u përdorë tek gratë shtatzëna.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Jam besnike, kam të dashur”, biondja i harron të gjitha kur sheh djalin me cantë plot me para

Një tjetër video që tregon më së miri interesin e femrave për ...