Zbulohet magazinë droge në Rrëshen, 100 policë në operacion, 15 të arrestuar. Noka: 3 ton kanabis

drogaaNjë magazinë me sasi të madhe droge është zbuluar në Mirditë pas nje aksioni te policise diten e sotme. Behet me dije nga burime ende jo zyrtare se të paktën 15 persona janë arrestuar.
Sic njoftohet nga ana e policise, rreth 100 forca të rendit nga Lezha dhe Mirdita kanë marrë pjesë në operacion. Magazina ku u gjet lenda narkotike shërbente për mbledhjen dhe përpunimin e kanabisit.
Deri tani ka te dhena qe flasin per te pakten 1 ton lende narkotike kanabis sativa te gjetur dhe sekuestruar. Nga ana tjeter disa ore me pare, ishte deputeti demokrat Flamur Noka që paralajmëroi për zbulimin e 3 ton drogë në Rrëshen. Ai madje tha se ka përplasje mes policisë së Rrëshenit dhe asaj të Lezhës dhe për këtë arsye është kërkuar RENEA.

“Pazaret e drogës tashmë kanë kaluar nga konflikte mes bandash në përplasje brenda vetë Policisë. Në këto momente tek magazinat e ish pularisë në qytetin e Rrëshenit zbulohen sasi të frikshme droge. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë rreth 3 ton drogë. Banesa është rrethuar nga një grup i policisë të krimit organizuar të Drejtorisë Lezhë. Policia e Rreshenit nuk pranon të ndërhyjë dhe i ka braktisur ndërkohë dhe uniformat blu të drejtorisë Lezhë nuk po guxojnë të ndërhyjnë. Pritet të vine nga RENEA. Kjo është “Policia që duam” në Kanabistan”, shkruante Noka

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet kamioni ne portin e Durresit, policia: Ja si ishin fshehur 30 kg heroine

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar 30 kilogram lëndë narkotike e llojit ...