Zbulohet kufoma e një gruaje në Mars?

marsssNuk janë të paktë ata që besojnë se alienët ekzistojnë dhe as ata që kërkojnë medoemos të gjejnë prova për ekzistencën e tyre.

Kjo bën që çdo gjë e “pashpjegueshme” apo e “çuditshme” të jetë një shkak i mirë për të hedhur teorinë se është diçka aliene.

Këtë herë, një grup “gjuetarësh” të jashtëtokësorëve pretendojnë se ky imazh i planetit Mars, i publikuar nga NASA, tregon kufomën e një gruaje të veshur me fustan.

Madje jo vetëm kaq, por ata e konsiderojnë këtë si “zbulimin e shekullit”, pasi e publikuan në një blog të teorive konspirative.

I apasionuari pas alienëve, Scott C. Waring tha se kjo është një ndër provat më të forta që kishte gjetur, të specieve të ngjashme me njeriun në planetin e kuq.

“Kam gjetur me qindra gdhendje, por asgjë që mund të dukej njerëzore dhe fustani i saj është i ngritur lart përballë dhe më i gjatë nga pas, shumë i ngjashëm me veshjet e femrave në 1700 – ën në Tokë”.

Kjo teori vjen vetëm pak javë pasi të apasionuarit pas teorive konspirative deklaruan se kishin dalluar një “raketë aliene” në Hënë.

Ata besonin se një foto që mendohet të jetë shkrepur më 20 Korrik të 1969 –ën gjatë misionit të Apollo 11 në Hënë, tregonte një anije misterioze që fluturonte mbi këtë objekt qiellor.klan

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nodh fenomeni i rrallë natyror: Shfaqen tre diej!

Ndodh fenomeni i rrallë natyror: Shfaqen tre diej!

Një fenomen i rrallë natyror në Rusi, të jep idenë se në ...