Zbulohet identiteti, ky është shqiptari që rekrutonte njerëz në Siri

rekrutuesiiiKy që shihni në foto është Ergys Faslija, i arrestuari në operacionin antiterror të policisë shqiptare që u zhvillua në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë.

Ai konsiderohet si kryesori i grupit, raporton JOQ.

30 vjeçari u arrestua pasi dyshohet se në bashkëpunim me 3 persona dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandonin nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, si dhe mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste.

Veç Ergys Faslijas u arrestuan edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët janë:

F, 34 vjeç, lindur e banues në Vranjt, Dibër.

P, 30 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Shkodër.

H, 46 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër, me banim në Tiranë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Meta takim me dy bashkëreporterët, ja çfarë tha për ligjin e vettingut

Në takimin e Metës me dy bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit ...