Zbardhet ngjarja në Durrës, i plagosuri ndërhyri për të qetësuar sherrin

policia-durresPolicia e Durrësit arreston dajë e nip pasi dyshohen si autorë të plagosjes së 42-vjeçarit me iniciale H.K mbrëmjen e së hënës (28 nëntor 2016) në lagjen numër 13 të qytetit. Të blutë e Durrësit bënë me dije se të arrestuarit janë shtetasit A.K. 36 vjeç dhe E.P. 22 vjeç, të dy banues në Shijak.
Për më tej, ata kanë sqaruar rrjedhën e ngjarjes. Sipas tyre shtetasi D.B është konfliktuar me dy të arrestuarit.
Ndërkohë H.K që mbeti i plagosur ka qenë i pranishëm si klient në lokal dhe ka ndërhyrë për të qetësuar situatën. Por fatkeqësisht ai është goditur me thikë, duke mbetur i plagosur. Ndërkohë që më herët, Më herët u raportua se 42 vjeçari u qëllua me armë zjarri për shkak të një borxhi që supozohej se i kishte autori i plagosjes. Por, hetimet e mëtejshme, policia sqaron se konflikti ka qenë mes pronarit dhe dy të arrestuarve, ndërsa i plagosur duket se është gjetur në kohën dhe vendin e gabuar.
Shtetasi H.K po trajtohet në spitalin rajonal të qytetit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...