Zbardhet motivi i krimit në Elbasan, kapet autori, si e vrau 19-vjeçarin afër banesës

gazmend-sllami-elbasanPolicia e Elbasanit ka zbardhur sot misterin e vrasjes së 19-vjeçarit Gazmend Sllami 2 orë pasi kishte marrë një telefonatë dhe kishte dalë nga shtëpia pa i thënë askujt se ku do të shkonte.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gur i Zi të Elbasanit. Policia e Elbasanit bën me dije se ka kapur autorin e dyshuar të vrasjes, teksa shton se vrasja në kodrën afër banesës së 19-vjeçarit ka ndodhur nga pakujdesia.

Viktima Gazmend Sllami është qëlluar me armë zjarri, ndërsa policia njofton se ka arrestuar Altin Hazizin, 20-vjec si të dyshuar për vrasjen.
21 – vjeçari ka pranuar në polici, ku gjatë mbrëmjes së të shtunës ka qënë i shoqëruar, se ishte ai autor. Blutë kanë zbardhur dinamikën dhe motivin e ngjarjes së rëndë. Nga hetimi ka rezultuar se vrasja dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia.

viktima-elbasanDy miqtë kishin dalë me njëri-tjetrin për gjueti. Altin Hazizi dyshohet se ka shkrepur çiften në drejtim të mikut të tij pa dashje, duke e lënë të plagosur. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes pasi e kishte zënë paniku.

Fillimisht Sllami ka mbetur i plagosur dhe është trasportuar drejt spitalit, por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.

Fshati Guri i Zi ndodhet rreth 1 orë larg qytetit të Elbasanit dhe rruga për të shkuar atje është tejet e amortizuar. Policia në vendin e krimit ka gjetur 5 telefona celularë, të cilët do të kqyren nga prokuroria.

VRASJA

autori-elbasan

Autori i krimit

19-vjecari u gjet i vrarë pasditen e së shtunës në një kodër 200 metra larg shtëpisë. Pasi kanë dëgjuar të shtënen me armë, familjarët kanë dalë për të parë cfarë ka ndodhur dhe kanë gjetur 19-vjeçarit të shtrirë përtokë.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së shtunë, teksa telefonatën e ka marrë dy orë përpara se të ndodhte ngjarja.

Në dëshminë e tyre para policisë, familjarët e 19-vjeçarit thonë se djali i tyre ishte shembullor, dhe nuk njihej në fshat për ndonjë sherr apo konflikt mes shokëve të tij.

Ata kanë pohuar se Gazmendit i ka rënë telefoni rreth orës 2, dhe pas kësaj ai ka dalë pa thënë se ku do të shkonte.

Vetëm rreth dy orë pasi ai ka dalë, dëgjuan të shtënat që erdhën nga kodrina, dhe menjëherë shkuan aty. Jo vetëm ata, por edhe fqinjët e tyre.

Në kodrinë ata kanë gjetur të shtrirë djalin e tyre, të cilin e kishin të dytin në familje.

Të tmerruar nga ajo që kanë parë, pasi dyshohet se plumbin i riu e ka marrë në zemër, familjarët menjëherë kanë tentuar ta lëvizin nga vendi me qëllim që t’i japin ndihmën e parë duke e çuar atë në spital. Por mjekët pohojnë se 19-vjeçari ka shkuar i pajetë në spital.

Policia sapo ka marrë informacionin për një vrasje në fshatin Guri i Zi, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur të marrë në pyetje si fillim familjarët e 19-vjeçarit. Ata kanë pohuar për Policinë se nuk kanë pasur asnjë konflikt, dhe se 19-vjeçari edhe pse me shkollë 8-vjeçare ka qenë një djalë shembullor si në shtëpi ashtu edhe tek të afërmit dhe fqinjët.

“Djali nuk ka thënë në shtëpi se ku po shkonte, por menjëherë pas telefonatës ai doli, dhe ne nuk është se dyshuam se kjo telefonatë ishte e fundit për djalin tonë”,- u shprehën familjarët.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufomaa

Ngjarje horror ne Tirane, 71-vjecari i pret vetes fytin me thike ne mes te rruges

Nje ngjarje horror ka ndodhur diten e sotme ne Tirane. Policia njoftoi ...