Zbardhen detajet e ekzekutimi të Nelgert Patës

nelgert-pataPolicia zbardh detaje të reja nga ekzekutimi në atentat i 34­vjeçarit nga Tepelena. PErsoni në fjalë ishte në kërkim nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Tiranë në maj të këtij viti, ku viktimë mbeti Elton Çiça. Bëhet fjalë për Nelgert Pata 34 vjeç, i cili është qëlluar me 30 plumba teksa drejtonte automjetin tip “Voksëagen” me targë AA 166 IY.

Viktima e djeshme, Nelgert Pata, u ekzekutua me breshëri automatike në Fier, ndërsa një tjetër person që e shoqëronte atë mbeti i plagosur. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur “Qenas”.

Persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë mjetit tip “Volksëagen”, me targa AA 166 IY, duke e qëlluar atë në ecje. Për pasojë, 34­ vjeçari Pata, që dyshohet të ketë qenë edhe shënjestra
e atentatorëve, gjeti vdekjen e menjëhershme. Ndërsa personi tjetër që drejtonte mjetin me të cilin ata udhëtonin, shtetasi Ari Halinani, 38 vjeç, mbeti i plagosur rëndë.

NGJARJA
Makina ku viktima Nelgert Pata po udhëtonte në vend të parë si pasagjer ndodhej në vendin e quajtur “Qenas”, lagje në periferi të qytetit të Fierit, kur është qëlluar me breshëri automatike. Në timon rezulton të ketë qenë miku i tij, Ari Halinani. Policia nuk ka të dhëna se për ku ishin nisur dhe pse Pata ndodhej në një automjet të tillë. Kjo pasi për shkak të precedentëve dhe ngjarjeve të ndodhura së fundmi (pak kohë më parë iu bë një tjetër atentat në Tiranë) 34-­vjeçari tepelenas lëvizte vetëm me mjete të blinduara, raporton “Panorama”.

Nga verifikimi i targës së mjetit rezulton se është në pronësi të një shtetasi me inicialet K.K. Por ka dyshime se targa është false dhe nuk i korrespondon mjetit të shënjestruar dje. Ngjarja ka ndodhur në sy të dhjetëra kalimtarëve e personave që kanë biznese aty rrotull. Ata janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa sipas të dhënave do të kërkohen kamera të mundshme sigurie, të cilat mund të ndihmojnë hetimin dhe identifikimin e autorëve.

Këta të fundit janë larguar me shpejtësi, pasi kanë konstatuar se shënjestra e tyre kishte ndërruar jetë dhe rreth 7 km larg vendit të ngjarjes, në Zhupan, kanë djegur “Benz”­in me të cilin kanë lëvizur. Në mjet u gjetën edhe dy armë automatike, me të cilat dyshohet të jetë qëlluar viktima. Sipas burimeve të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja. Viktima ka marrë disa plumba në trup dhe
kokë çka i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Gëzhojat janë dërguar në laborator për të verifikuar nëse është qëlluar me njërën armë, apo me të dyja dhe nëse me të njëjtat armë janë kryer krime të mëparshme. Policia po heton në disa pista, por dyshimi kryesor është hakmarrja pas disa ngjarjeve e atentateve me viktima e të plagosur që kanë ndodhur në Tiranë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Vdekja e mistershme e 24-vjecarit, flasin shokët: Mjekët i thanë “s’ke gje, e ke nga pija”

Një 24-vjecar është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e ...