Zayn Malik ‘’thyen’’ heshtjen, tregon arsyen përse u largua nga ‘’OneDirection’’

zaynTashmë është zbardhur se kush ka qënë arsyeja pse Zayn Malikmori vendimin për tu larguar nga “One Direction”, ndonëse kjo gjë mërziti shumë fansat e tij. E ëma e Zayn Malik e ka këshilluar këngëtarin të largohej nga grupi i suksesshëm “One Direction” nëse ai nuk ishte i lumtur si pjesë e tij.

Në autobiografinë e cila pritet të publikohet së shpejti, këngëtari tregon vuajtjen e kaluar deri në momentin e vendimit, por pas një bisede me nënën e tij Trisha Malik, gjërat u bënë më të qarta.

Kliko per me shume info

“Ndodhesha në një vend të palumtur dhe të pashëndetshëm. Kisha nevojë të rilidhesha me familjen time dhe të përjetoja normalitetin”, shkruan ai.

“Më në fund, ishte nëna ime e cila më dha forcën për të cilën kisha nevojë për të marrë vendimin. Ajo më tha se nëse të qënurit pjesë e grupit nuk më bënte të lumtur, më mirë të largohesha”. /albeu.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.