De Biasi e quajti bir k..ve, Zahavi rrëfen përplasjen me Berishën

Kliko per me shume info

berishaaMenjëherë pas ndeshjes Shqipëri-Izrael, trajneri i kombëtares u shpreh se futbollisti Zahavi e ekzagjeroi përplasjen me Berishën duke e quajtur edhe bir k..ve.

“Zahavi e ekzagjeroi me spektaklin që dha pas përplasjes dhe ndikoi dukshëm te arbitri, por Berisha nuk duhej të binte pre e tij. Në atë moment rivali u soll siç themi ne në zhargon, si një bir k…”- tha De Biasi.

Kliko per me shume info

Ndërkohë Berisha nuk preferoi të fliste, Zahavi ka treguar versionin e tij për përplasjen me Berishën.

Ai tha se Berisha e meritonte kartonin e kuq dhe rrëzimi në tokë i tij nuk ishte stimulim.

“Mua më rrëzuan, ishte një penallti e qartë, ndërsa portieri pretendoi se po bëja shfaqje. Ai mu afrua me kokë dhe më tha thuaj të vërtetën. Unë nuk jam naiv, unë thjesht prita që ai të bënte gabimin. Thjesht do të kisha dashur që të mos e gaboja gjuajtjen nga pika e bardhë. Por ishte një karton i kuq i qartë, nuk është diçka që duhet bërë. Asnjëherë nuk kam pretenduar pa të drejtë për një penallti, as këtë radhë. Por pas goditjes me kokë ishte penallti, pasi ishte një sjellje josportive”, deklaroi Zahavi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here