Microsoft i jep fund shitjes së Windows 7 dhe 8.1

windows81Ditën e sotme, në heshtje të plotë Microsoft i dha fund shitjes së licensave të Windows 7-tës për prodhuesit e kompjuterave, një moment ky kritik për sistemin operativ 7 vjeçar.

Sipas rregullave të Microsoft, ky i fundit nuk do të shesë më Windows 7-tën dhe Windows 8.1 që nga data 31 Tetor. Fundi i Windows 7 dhe 8.1 e lë kompaninë me vetëm Windows 10-tën si alternativën e vetme për prodhuesit e kompjuterave.

Në të vërtetë shitja e Windows 7-tës duhej të kishte përfunduar më 31 Tetor 2014 por Microsoft e anashkaloi këtë praktikë. Megjithatë kompjuterat me Windows 7 Professional nuk do të mbarojnë menjëherë sepse prodhuesit duhet të shesin ato që kanë ngelur në stok.

Pavarësisht se Windows 7-ta është sistemi operativ më popullor në planet, Microsoft ka vendosur ta largojë përgjithnjë. Që me lançimin e Windows 10-tës në Korrik të 2015-tës, Windows 7-ta ka humbur 1/5 e pjesës së tregut.

Mbështetja për Windows 7-tën do të vijojë deri në Janar të 2020-tës duke u dhënë konsumatorëve 3 vite afat për të kaluar në një tjetër sistem operativ.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulimi i frikshëm, Toka po ndalon së rrotulluari

Nëse nuk realizohen asnjë nga skenarët e parashikuar nga Stephen Hawking për ...