WhatsApp hedh ne perdorim aplikacionin qe konkuron direkt me Skype

fb-whatsTelefonatat me video në WhatsApp kanë mbërritur tashmë nga versioni zyrtar i aplikacionit.

Platforma e komunikimit në pronësi të Facebook e ofroi këtë veçori fillimisht në kanalin beta të aplikacionit Android muajin e kaluar duke sinjalizuar një prej funksionaliteteve më të kërkuara.

Tani mbi 1 miliard përdorues në mbarë botën në iOS, Android dhe Windows Phone mund të përdorin shërbimin e ri.

Gjatë thirrjes përdoruesi kanë mundësi të ndryshojnë kamerën qëndrore mes sensorit frontal dhe të pasëm, të bllokojnë zërin e thirrjes ose ta lënë thirrjen në pritje duke mbajtur të shtypur butonin e kuq.

Lëvizja e WhatApp drejt komunikimit me video nuk përbën një surprizë siç nuk ishte e tillë as nga rivalët e Google, Apple, Snapchat dhe Facebook Messenger ku që të gjithë në një mënyrë apo tjetër e ofrojnë këtë shërbim.

Cilësia e shërbimit do të varet jashtzakonisht shumë nga linja e internetit në dispozicion. Por shërbimi në fjalë nuk është e vetmja “risi” e aplikacionit. Pak ditë më parë kompania lançoi autentikimin me dy faktor në kanalin beta.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

samsung-s8

Nëse jeni përdorues të celularëve Samsung, kurrsesi mos e bëni këtë veprim

Hulumtuesit së fundmi kanë zbuluar se shumë viruse godasin të paktën 1.3 ...