Vuajnë nga ankthi, të mirënjohurat e skenës botërore kërkojnë jetën e mëparshme

Showbiz

11Në episodin e djeshëm të Keeping Up With the Kardashians Kim dhe Kendall kanë rrëfyer eksperiencat e tyre dhe përballjen me një nga sëmundjet e shekullit siç është ankthi.

Në nisje të episodit Kim rrëfeu se ajo është duke kaluar probleme me ankthin gjatë kohës që nget makinën.

“Kam qenë në ankth kohët e fundit dhe unë nuk jam kështu. Më duket sikur po çmendem.”- është shprehur ajo. Më vonë bashkë me Kris Jenner ato kanë diskutuar për motrën Kendall e cila po ashtu vuan nga depresioni, nga paraliza në gjumë dhe ka frikë të udhëtojë vetëm me aeroplan.

“Ndonjëherë është e frikshme dhe shpesh frenon veten për të kaluar në një hap tjetër të jetës. Kjo lloj sëmundje ka efekte negative të mëdha pasi të pengon të jetosh. Është me të vërtetë ironike që të dyja, Kim dhe Kendall po kalojnë pothuajse të njëjtën sëmundje. Ndoshta ka një mënyrë që ato të ndihmojnë njëra-tjetrën për të menaxhuar këtë gjendje.”- është shprehur Kris Jenner.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë episodit një terapist ka biseduar me të dyja motrat ku kanë diskutuar simptomat dhe frikën e secilës. Kim ka qenë e para që ka bërë hapin fillestar për të luftuar ankthin duke dalë bashkë me terapistin për një xhiro me makinë. /Blitz.al/

ME TE LEXUARAT