Vritet gazetari sirian, po raportonte për ISIS

Bota

isis-vogelLufta në Siri nuk kursen as gazetarët. Gazetari sirian Vasim al Nukari është vrarë teksa po raportonte për një aksion të ushtrisë kundër militantëve të ISIS-it, ka bërë të ditur agjencia SANA.

Në njoftim thuhet se gazetari 38 vjeçar është vrarë në lindje të krahinës Homs.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Al Nukari ka punuar në televizionin sirian disa vjet, ndërsa jo shumë moti ka filluar të punojë si reporter i luftës për forcat e armatosura, transmeton AP.

Kryeministri i Sirisë Vael al Halki ka deklaruar se gazetarët janë partnerët e vërtetë të ushtrisë kundër forcave terroriste.

Operacioni ushtarak kundër militantëve të ISIS-it është duke vazhduar në Mahin dhe Havarin në krahinën Homs

ME TE LEXUARAT