Nuk e la të ikte nga ora e mësimit, adoleshenti vret me thikë mësuesen

VRET-MESUESENAjo i refuzoi kërkesën për tu larguar nga ora e mësimit, 15-vjeçari qëlloi me thikë mësuesen e tij.

Më herët prindërit e Will Cornick e kishin paralajmëruar mësuesen e spanjishtes Ann MagGuire, se djali i tyre nuk dëshironte më që të shkonte në orën e saj të mësimit.

2 muaj më vonë, gjatë kohës që ishte duke qëndruar në klasë, ai ishte ngritur nga banka dhe i kishte kërkuar leje 61-vjeçares të largohej nga ora e saj dhe pasi ajo kishte refuzuar, e kishte goditur 7 herë në qafë dhe shpinë me një thikë të cilën e kishte patur në xhep.

Më pas ai ishte ulur në vendin e tij dhe kishte thënë: “Kohë e bukur”.

Cornik kishte pësuar një ndryshim personaliteti, pasi u diagnostikua me diabet në vitin 2010 dhe kishte filluar të bëhej jo tolerant dhe agresiv me të gjithë.

Ai kishte folur me një mikun e tij për qëllimet që kishte pasur ndaj McGuire dhe kishte thënë se ajo meritonte më shumë se vdekja.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Jorkshajërin perëndimor, në Angli. Prindërit e tij nuk ishin në dijeni për gjendjen e rëndë në të cilën ai ndodhej.

Djaloshit iu dha dënim i përjetshëm në gjykatën e Leeds Crown.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

polici-treshe

Zbulohet ‘biznesi i pistë’ i policit, ofronte seks treshe bashkë me partneren e tij

Një punonjës policie i cili bënte dy punë është pezulluar nga detyra pasi ...