Detaje të reja/ Ja pse u qëllua për vdekje 28-vjecarja në Lezhë

parukjerjaaa

Një ngjarje e rëndë tronditi Lezhën mëngjesin e të premtes ku një 31-vjecar qëlloi me armë një vajzë të re në moshë, e cila ndërroi jetë disa orë më vonë në Spital.
31-vjecari, Alfred Nikolli u arrestua pak pas ngjarjes në Mirditë, si autor i vrasjes së Etleva Ndokës.
Shkaku:

“Etleva Ndoka, nënë e një fëmije të mitur, e martuar akuzohej nga Alfred Nikolli se kishte një lidhje tjetër të tretë”, raporton Report Tv, që shton se “sipas burimeve, Nikolli kishte financuar biznesin e Ndokës dhe kishte kontribuar deri në blerjen e mobiljeve të parukerisë sallon bukurie, ‘Eva’. Nga të dhënat mësohet se Etleva Ndoka kishte një lidhje tjetër për të cilën Alfred Nikolli ishte ndjerë tepër xheloz kohët e fundit. Kjo besohet si shkaku kryesor i vrasjes së 28-vjeçares ditën e sotme në Lezhë”.

22: 10: Vrau 28-vjecaren në Lezhë, ja cfarë tha autori në Polici

Autori i vrasjes së 28-vjecares në Lezhë, pronare e një parukerie ka thënë në Polici se nuk e ka vrarë ai E.Ndokën.

Alfred Bardhok Nikolli nuk e ka pranuar krimin duke thene se eshte i pafajshem, megjithese iu fsheh policise, i ndihmuar edhe nga nje i aferm, tashme ne kerkim.

Ai e vrau Elteva Ndoken per motive banale, pasi kishte patur nje lidhje intime me te dhe nuk pranonte ndarjen. Nikolli u arrestua ne rrethinat e Mirdites.

Policia njoftoi se autori është ndjekur deri në fshatin Kallmet, ku ai ka braktisur edhe mjetin. Sipas policisë, ai është ndihmuar edhe nga një shtetas tjetër, V.N. që është shpallur gjithashtu në kërkim.

Autori ka tentuar t’i ikë policisë, por është kapur nga efektivët.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Anonymous kërcënon i hap luftë qeverisë shqiptare, Manjani “viktima” e parë

Grupi i hackerave Anonymous ka bërë publik një mesazh shumë serioz dhe ...