Vrau të riun nga Dibra, Prokuroria: Vetem 1 vit burg për policin italian
Lajmifundit
/
7 Nëntor 2016, 17:12
Aktualitet
Vetëm 1 vit burg ka qenë dënimi për policin italian që vrau 24-vjeçarin shqiptar Korab Xheta. I riu nga Dibra u qëllua me armë në 1 shkurt të vitit 2015, ndërkohë që po përpiqej t’u shpëtonte uniformave blu, pasi dyshohej se kishte kryer një vjedhje.
Prokurori Marianglea Farneti, kishte kërkuar 1 vit e 8 muaj burg pasi sipas tij, polici nuk duhet të qëllonte në drejtim të automjetit që përpiqej t’i shmangej kontrollit të policisë. Pala mbrojtëse e policit italian argumentonte se përdorimi i armës ishte legjitim.