Dy në pranga për vrasjen e 23-vjecarit në Vlorë, policia: Jacili ishte moti i krimit

3
Kliko per me shume info

vrasja-vlorePolicia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në fshatin Vranisht diten e djeshme ku mbet i vrare nje 23 vjecar.

Mbrëmjen e djeshme, Policia arreston në flagrancë autorin e krimit, shtetasin Marjo Ribaj, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Ne pranga ka rene edhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi Endri Pango, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Policia lajmeroi se më datë 11.11.2016, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë hetimore operacionale, Policia e Vlorës ka bërë të mundur lokalizimin e autorit të krimit dhe pas disa orë ndjekjesh në zonat përreth, errësirës dhe motit të paqëndrueshëm nga reshjet e shiut, u bë e mundur kapja e tij dhe të shokut të tij për përkrahje në kryerjen e krimit.

Këta dy shtetas janë kapur nga Policia në dalje të fshatit Vranisht, duke udhëtuar me automjetin tip “Fiat-Punto” me targë AL 892 VS (në pronësi të Marjos), të cilët në tentativë për t’iu shpëtuar shërbimeve të policisë janë rrethuar në mënyrë të menjëhershme pranë vendit të quajtur “Qafa e Halimit” duke u arrestuar në flagrancë.

Gjithashtu Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe armen e dyshuar te krimit “Automatik model 56”, 2 krëhëra dhe 50 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilat autori i kishte fshehur në mes të pyllit rreth 300 m larg banesës së tij.

Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të shitblerjes së një automjeti në muajin Gusht të 2016.
(autori –> viktimës)

Gjithashtu, Policia bën me dije se këta persona janë të dy me precedent penal të mëparshëm; M.Ribaj i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe E.Pango, i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese kundrejt 2 ose më shumë personave” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të dy shtetasve.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here