“Ekzekutimi i shqiptarëve, takimi i fundit me vrasësit”

vrasjaaPas vrasjes së dyfishtë ku humbën jetën 2 kushërinjtë shqiptarë Agron dhe Alban Lleshaj mbrëmjen e së enjtes në periferi të Milanos, policia italiane ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.

Mediat italiane shkruajnë se policia është përqendruar tek lidhjet e tyre të mundshme me trafikantët e drogës.

Ky dyshohet të jetë edhe shkaku që u mori jetën dy shqiptarëve Lleshaj, pasi ata ishin emra të njohur për policinë italiane si të implikuar në trafikun e drogës.

Lidhur me këtë ngjarje policia italiane ka shoqëruar disa persona.

Gjithashtu hetimet e policisë janë përqendruar edhe në Canegrate, zonën ku kanë jetuar dy shqiptarët për disa muaj për të studiuar lëvizjet e tyre dhe takimet e ndryshme që ata mund të kenë pasur me persona të tjerë që mund të jenë vrasësit e mundshëm.

Gjithashtu policia po heton edhe tabulatet telefonike të tyre, thirrjet e fundit që mund të fshehin edhe emrin e vrasësit.

“Takimi i të enjtes mbrëma në Canegrate i kushërinjve Lleshi ishte i fundit me vrasësit”, thotë policia.

Si ndodhi vrasja

Të paktën 10 plumba janë gjuajtur ndaj dy kushërinjve Agron dhe Alban Lleshaj, në periferi të Milanos. Ajo që fillimisht u mendua si një aksident doli një ekzekutim i tipit mafioz. Dy vëllezërit ishin të paarmatosur ndërsa janë munduar që me automjetin e tyre “Volkswagen Polo” të largoheshin.

Por atentatorët i kanë ndjekur madje janë dhe “kujdesur” që dy kushërinjtë të vdisnin. Nga hetimet e para të policisë italiane bëhet fjalë për prishje të pazareve të drogës.

Banorët e zonës kanë thënë për mediat italiane se kur dëgjuan të shtënat i kishin menduar si fishekzjarrë.

Çdo do gjë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në orën 22: 54, kur disa banorë të rrugës Ankona lajmëruan policinë për një automjet të përmbysur në rrugë me dy persona në bord.

Automjeti ka dëmtuar disa automjete të tjera që ndodheshin të parkuara dhe më pas është përmbysur. Plumbat kishin shpuar pjesën e bagazhit dhe të dritareve.

Nuk dihet ende se sa persona kanë marrë pjesë në vrasjen e dyfishtë, por autorët me shumë mundësi janë larguar me një tjetër automjet

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vrasja-shkoder

Shkodër, përplasje me armë zjarri, 25-vjeçari i shpeton kater plumbave

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të marte ...