Publikohet video, ky është momenti kur grabitësi vret punonjësin e karburantit në Sarandë

Keto janë momentet kur 27–vjeçari Arqile Koçi, qëllon me armë zjarri rojen e pikës së karburantit në dalje të Sarandës, Artan Hoxha.

Në pamjet e publikuara nga policia e Vlorës tregohet momenti kur 27–vjeçari mbërrin me motorin e tij të kuq dhe pushkën që e mban të hedhur pas krahëve.

Autori zbret nga mjeti dhe ia drejton armën 44–vjeçarit Hoxha, i cili qëndron i ulur në një tavolinë jashtë karburantit.

I dyshuari Koçi futet brenda karburantit ku mer edhe shumën prej 60 mijë lekëve të reja dhe me qetësi largohet me motorin e tij.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës në lagjen Qafë – Gjashtë të Sarandës. Punonjësi i karburantit nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë më vonë gjatë transportimit për në spital.

Policia e Sarandës identifikoi si autor të kësaj ngjarje të rëndë 27–vjeçarin Arqilea Koçi, i dyshuar si përdorues i lëndëve narkotike. Ai u arrestua pak orë pas ngjarjes në një hotel të qytetit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirohet nga burgu 5 vjet para kohe Lul Berisha, kapo i Bandës së Durrësit

Gjykata e Apelit Durrës ka panuar të lirojë nga burgu Lulzim Berishën, ...