Vrasja për gështenjat, prokuroria dërgon në gjyq motër e vëlla, ja historia e krimit

kurbin KURBIN – Indrit doci dhe motra e tij Xhoana Doci, dergohen ne gjyq nga prokuroria e Kurbinit, me akuzen e “vrasjes” ndaj shtetasit Ndrec Preni, krim i ndodhur ne 12 tetor 2015 pas nje konflikti mes paleve per pronesine e geshtenjave.

Ja si e pershkruan prokuroria ngjarjen e ndodhur: Me daten 12.10.2015, rreth ores 07.00, ne lagjen Lester, te fshatit Gallate, te rrethit Kurbin, ne nje pyll me geshtenja, pas nje konflikti per motive pronesie, shtetasi Indrit Ndoc Ndoci, ka vrare me arme zjarri shtetasin Ndrec Preni. Menjehere pas ngjarjes autori i vepres eshte larguar ne drejtim te paditur.

Pas marrjes se informacionit, sherbimet e policise te Komisariatit Kurbin, kane vajtur ne vendin e ngjarje dhe kane vijuar kryerjen e veprimeve hetimore .

Gjate shpjegimeve te para nga kunata e viktimes, shtetases Eljona Preni, rezulton se rreth ores 7.00, ajo bashke me kunaten tjeter Pashke Prenin, dhe me Ndrec Prenin, ( viktimen), kane vajtur per te mbledhur geshtenja ne vendin e quajtur “Lajthia e madhe”, ne fshatin Lester. Tek nje shesh ku do mblidhnin geshtenja jane takuar me shtetasen Xhoana Ndoci, (Xhuli), e cila mbante nje arme gjahu – cifte ne dore, e cila sapo i ka pare u ka thene “ ku po shkoni, dilni se eshte toka jone” dhe ka qelluar me kete arme nje here ne ajer. Gjate kesaj kohe, 20 meter larg Xhoanes, vellai i kesaj te fundit, Indrit Ndoci, ka qelluar me automatik ne ajer. Me pas, Indriti i ka thene motres se tij, Xhoanes “largohu/hapu” dhe ka qelluar ne drejtim te Ndreces, duke e vrare ate ne vend.

Sipas deklarueses, motivi i ngjarjes, eshte nje konflikt i mbartur pronesie lidhur me pyllin me geshtenja ne vendin e ngjarjes, i qujatur “Lajthia e Madhe”, ne fshatin Selite, Lester, ku te dyja palet ne konflikt kane pretendime mbi pronesine e ketyre geshtenjave.

Ne te njejten menyre e shpjegon ngjarjen edhe shtetasi Alfons Palaj, i cili ka qene prezent ne momentet e ngjarjes.

Gjate marrjes ne pyetje lidhur me kete ngjarje, shtetasja Xhoana Ndoci, ka shpjeguar se rreth ores 06.30, ka vajtur tek ara ne pyllin me geshtenja, duke marre me vete edhe nje arme gjahu cifte te cilen sipas saj e kishte fshehur ne ferre. Pas disa minutsh, ne ate vend,ka vajtur Ndrec Preni bashke me dy kunatat e tij, Elona Prendi dhe Pashke Prendi, per te mbledhe geshtenja. Pasi jane afruar rreth 30 metra Xhoana ju ka thene atyre qe te largohen nga andej , por kesaj thirrje ata nuk ju jane bindur dhe kane vazhduar te ecnin ne drejtim te saj. Ne keto momente pretendon Xhoana, Ndreca e ka fyer dhe pikerisht ne kete moment, ajo shpkjegon se ka qelluar me arme gjahu ne drejtim te Ndreces dhe e ka vrare ne vend ate. Shtetesja ne fjale shpjegon se ne ato momente ne ate vend nuk ka patur persona te tjere nga familja e saj apo e fisit te saj dhe se ne kete vend nuk ka pare nese kane qene te pranishem edhe shetasit Fatjon dhe Nikoll Ndoci.

Ne baze te veprimeve te para hetimore te kryera, referuar edhe shjegimeve te saj, me daten 12.10.2015, ora 19.45, sherbimet e policise gjyqesore kane arrestuar ne flagrance shtetasen Xhoana Ndoci, per vepren penale te vrasjes me paramendim, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 78/1 e 25 te Kodit Penal .

Mbi bazen e kerkeses se prokurorit, Gjykata Kurbin, me vendimin nr.1030-167 date 16.10.2015, ka vleftesuar te ligjshem arrestimin ne flagrance te shtetases Xhoana Ndoci, dhe ka caktuar ndaj saj, masen e sigurimit – arrest ne burg, me afat 15 dite, parashikuar nga neni 238 dhe 245 “ç” te K.Pr. Penale, per vepren penale te vrasjes me paramendim, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 78/ e 25 te Kodit Penal, duke lene per detryre te kryhen ekspertimet tekniko-balistike te gezhojave te gjetura ne vendin e ngjarjes si dhe ekspertimi mjeko-ligjor i viktimes, a veprime te tjera qe sqarojne poziten e te arrstuares Xhoana Ndoci, karshi vepres penale te vrasjes.

Gjate marrjes ne pyetje nga prokurori, e arrestuara, Xhoana Ndoci ka shpjeguar se nuk eshte ajo qe e ka bere vrasjen, por ne momentin qe ajo ishte duke u konfliktuar me Ndrec Prenin, ka degjuar krisma arme te cilat vinin nga drejtimi ku ishte vellai i saj, Indrit Ndocit, dhe po ne kete moment ka pare Ndrecen qe eshte rrezuar pertoke dhe eshte vrare. Ajo ka deklaruar se kishte marre persiper vrasjen me qellim pe tju shmangur ndonje hakmarrje qe familjaret e viktimes, mund te benin ate dite ndaj vellait te saj te vetem, Indrit Ndocit.

Referuar veprimeve hetimore te kryera, mbi bazen e kerkeses se prokurorit, Gjykata Kurbin, me vendimin nr.1130-176, date 31.10.2015, ka caktuar ndaj shtetases Xhoana Ndoci, masen e sigurimit – detyrimi per paraqitje ne policine gjyqesore, parashikuar nga neni 234 i K.P.Penale.

Gjate dinamikes se punes se policise per sqarimin e rrethanave te ngjarjes, ne oret e para te mengjezit, te nesermen e ngjarjes, dhe konkretisht me daten 13.10.2015, ora 02.00, autori i vepres, Indrit Ndoci, pasi ka njoftuar Komisariatin e Policise se kerkonte te dorezohej, eshte vetedorezuar ne polici duke dorezuar edhe armen e zjarrit me te cilen ka kryer vrasjen.

Me proces verbalin e dats 13.10.2015 ora 07.00, sherbimet e policise gjyqesore kane sekuestruar me cilesine proves materiale, armen e zjarrit te dorezuar nga shtetasi Indrit Ndoci – “pushke 10- she” me nr. te stampuar 14129048, dhe qe ne shulin e saj, ka te stampuar nr. 29048 me 6 fisheke mod. 56 kal. 7.62 m/m, ne gushen e armes.

Gjate shpjegimeve te tij rreth ngjarjes, si para policise gjyqesore ashtu dhe para prokurorit, shtetasi Indrit Ndoci, ka pranuar se ka vrare me arme zjarri, pushke, shtetasin Ndrec Prendi.

Ai ka shpjeguar se rreth pres 06.00, ka dale nga shtepia dhe ka vajtur ne fshatin Selite per te shkuar tek toka e tij qe ka ne pyllin me geshtenja, duke marre me vete edhe nje arme zjarri pushtke, 10-she. Kur ka vajtur tek ara, ne ate vend, ka ardhur Arben Prendi dhe Ylli Prendi, te cilet sipas tij ishin te armatosur me pistoleta, dhe ai ka qelluar dy here ne ajer per ti trembur, dhe per kete shkak Ylli dhe Arbeni, jane larguar nga ky vend per ne banesat e tyre .

Me pas rreth ores 7.00, ne ate vend, ka vajtur Ndrec Preni bashke me dy kunatat e tij, Elona Prendi dhe Pashke Prendi, per te mbledhe geshtenja, te cilat kane ndaluar ne mesin ares/livadhit. Tek ata eshte afruar motra e Indritit, Xhoana Ndoci, e cila ka debatuar me Ndrecen qe ai te largohej nga ai vend, por sipas Indritit ky i fundit e ka fyer dhe e ka kapur per flokesh Xhoanen . Indriti shpjegon se ka qene i ulur ne cepin e ares tek nje geshtenje dhe duke pare kete skene, ka qelluar me armen e zjarrit qe kishte me vete rreth 70 meter larg tyre, me qellim qe te largoheshin nga motra e tij dhe te mos e godisnin me, ku njera nga predhat e ka e ka goditur per vdekje, Ndrecen.

Pas ketij momenti Indriti shpjegon se eshte larguar bashke me armen e krimit, me qellim per t’ju shmanguar ndonje hakmarrej te mundshme, derisa ne oret e para te mengjezit eshte vetedorezuar ne polici, duke dorezuar edhe armen e krimit.

Sipas tij, motivi i ngjarjes, eshte nje konflikt i mbartur pronesie lidhur me pyllin me geshtenja ne vendin e qujatur lajthia e Madhe, ne fshatin Selite, ku te dyja palet ne konflikt kane pretendime mbi pronesine ne kete vend.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Hakmerret gazeta greke: Mimi Kodheli ka punuar si balerinë në klube nate

Pas deklaratave të bëra nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për homologun ...