Vrasja me 30 plumba në Fier, “shoferi” i Nelgert Patës gënjeu policinë

7
Kliko per me shume info

vrasja-nelgert-pataKur kane kaluar dy ditë nga atentati i ndodhur në fshatin Zhupan të Fierit, policia lokale njoftoi se arrestoi Ari Alinanin, shoqëruesin e Nelgert Patës, në momentin e atentatit ku ai mbeti i vdekur me 30 plumba.

Burime zyrtare nga policia, kane thene se Alinani u arrestua nga policia e Fierit, me akuzën e kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës, në lidhje me atentatin e të dielës në mesditë, ku 34 – vjeçari Pata u qëllua me breshëri automatiku dhe mbeti i vrarë.

Kliko per me shume info

Burimet e policisë së Fierit bene me dije se gjatë deklarimeve të tij, 38 – vjeçari Ari Alinani, i njohur edhe me emrin Ilirjan Alinani, nuk ka treguar të dhëna të sakta mbi rrethanat e atentatit.

Në këtë ngjarje, ai gjithashtu mbeti i plagosur edhe vetë. Hetuesit e policisë thanë se Dini, iu ka pohuar se autorët kanë qenë dy persona me maska, të cilët qëlluan në drejtim të automjetit që ai drejtonte.

Për këtë shkak, ai ka pretenduar se nuk ka mundur t’i shquajë agresorët. Ndërkaq policia dyshon për të kundërtën.

Alinani u ndalua në spitalin Fierit, ku edhe po mjekohej pas plagëve të marra në atentat dhe u përcoll në dhomën e paraburgimit në spital, ku edhe është izoluar tashmë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here