Vrasja në Fier, gjykata lë në burg shoferin e Nelgert Patës

nelgert-pataGjykata e Fierit vlerësoi si të ligjshëm ndalimin e 39 vjecarit Ari Halinani, që u plagos te djelen në atentatin ndaj Nelgert Pata.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për mbajtjen në burg pa afat të Ari Halinanit, i akuzuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Personi i njohur edhe si Ilirjan Halinani, ai ka qënë i dënuar me parë për vjedhje me armë. Burimet nga grupi hetimor tregojnë se Halinani, i cili drejtonte mjetin ku u ekzekutua Nelgert Pata, është larguar i plagosur nga vendngjarja dhe ka shkuar vetë në spital duke ecur në këmbë për 1 km.

Gjatë dëshmisë se tij ka qënë i rezervuar duke mos treguar për lëvizjet e viktimës gjatë ditëve të fundit, me argumentin se nuk kishte lidhje të ngushta me të.

Ai fillimisht pohoi se makinën me të cilën po shoqëronte Nelgert Patën e kishte në përdorim nga ky i fundit. Por pasi u ndalua nga policia e ndryshoi deklaratën.
vrasja-nelgert-pata

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...