Policia: Ja si u arrestua vrasësi i parukieres në Lezhë

parukjerjaaaPolicia njoftoi se eshte arritur te kapet dhe arrestohet në flagrancë brenda pak orëve autori i dyshuar i vrasjes së shtetases E.N. ndodhur në Lezhë rreth ores 10:05.

“Në bazë të informacioneve të siguruara dhe falë një pune të mirëorganizuar operative dhe operacionale nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u bë i mundur lokalizimi dhe ndjekja e e vazhdueshme e autorit të dyshuar në fshatin Kallmet”, theksuan burimet e policise.

Kliko per me shume info

Sipas tyre, autori i dyshuar në momentin që ka vënë re se po ndiqej nga policia, ka braktisur automjetin duke tentuar të largohet me vrap në drejtim të një përroi por është rrethuar dhe kapur në flagrancë nga efektivët e policisë.

Shtetasi Alfred (Bardhok) Nikolli , 31 vjeç, banues në Lezhë dyshohet se për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasen E.N. 28 vjeçe, banuese në Lezhë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” në ngarkim të shtetasit Alfred (Bardhok) Nikolli.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit V.N., për vepren penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here