Arrestohet vrasësi i parukieres në Lezhë, ja dyshimet e policisë për motivin

parukjerjaaaPas disa orësh ndjekjeje nga policia është arrestuar autori i vrasjes së 28-vjeçares, e cila u qëllua me armë zjarri ditën e sotme në një sallon bukurie në qytetin e Lezhës.

Sipas policisë 31 – vjeçari Alfred Nikolli u kap pasi u hodh nga një makinë në lëvizje, në një zonë rurale në Mirditë.

Viktima, Etleva Ndoka, pronare e parukerisë, u plagos fillimisht me armë zjarri nga 31 – vjeçari. Ai mësohet se hyri brenda parukerisë dhe e ka qëlluar me pistoletë 28-vjeçaren.

Kjo e fundit u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sipas policisë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Ndalimi i autorit u bë i mundur falë ndjekjes dinamike të policisë dhe prokurorisë së Lezhës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...