Atentati në Fier/ Viktima me 30 plumba në trup, miku i tij shpëtoi

fier-policiaNjë person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij ne qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qendër, afër hekurudhës. Burime nga Policia thonë se viktima Neglert Pata, 34-vjec, është gjetur i qëlluar me 30 plumba brenda makinës së tij me targa AA 166 IY. Ndërkohë një ptjeter person është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje. Behet me dije se një makinë e djegur është gjetur disa qindra metra më poshtë vendit ku ndodhi krimi, në rrugën nacionale.

Policia po heton pasi dyshohet se mjeti të jetë i autorëve që kanë kryer vrasjen.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Ngjarje e rëndë në Korçë, 41 vjeçari vret dy fëmijët e tij e më pas veten

Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Korcës. Mësohet nga policia ...