Vrasja e shqiptarëve në Milano për hakmarrje, flet babi i Albanit: Kjo është e vërteta që dimë

vrasja-itali-lleshajBabai i njëri prej djemëve të cilët u ekzekutuan një ditë më parë në Milano, Zef Lleshi flet për herë të parë për këtë tragjedi. Ai hedh poshtë të dhënat e publikuara dje në mediat italiane se i njeh vrasësit e djalit dhe nipit dhe se do të hakmerrej sipas Kanunit.

“Ne nuk i njohim autorët e vrasjes dhe nuk kemi bërë asnjë deklaratë në mediat e huaja. Përderisa nuk dimë motivin e vrases së 2 djemve tanë, si mund të bëjmë vetëgjyqësi”,- thotë Zef Lleshi. Shumë i bundur se djali dhe nipi nuk kanë pasur konflikte në shtetin fqinjë, Zef Lleshi kërkon që autoritetet italiane të zbardhin krimin.

Prestigjiozja ‘Corriere Della Sera’ shkroi dje se të afërmit e dy shqiptarëve të ekzekutuar me 10 plumba teksa udhëtonin me makinë ne tyre, kërkonin të bënin vetëgjyqësi sipas Kanunit.

Në lidhje me vrasjen e tyre mediat italiane i kanë qëndruar versionit të parë, atij të larjes së hesapeve për drogë, por edhe për trafik prostitucioni. Ndërsa Zef Leshi thotë që djemtë e familjes së tyre kanë qënë të pastër, mediat atje shkrujtën se dy të rinjtë njiheshin si shpërndarës të lëndëve narkotike.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...