Vrasja në Sarandë, dëshmitari tregon momentet e fundit të Artanit

Aktualitet

sarande-policiPërcillet për në banesën e fundit Artan Hoxha, punonjësi i karburantit që mbeti i vrarë dje nga personi që e grabiti.

Ai u përcoll kete te hene në varrezat e qytetit të Sarandës nga të afërmit dhe miqtë e tij.

Dëshmitari që ka parë momentet e vrasjes, A. Katiraj, ka rrëfyer sot në një intervistë për “News24” si u vra babai i dy fëmijëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Isha brenda në dyqan kur ndodhi grabitja. Një person me motor të kuq erdhi drejt dyqanit. Artani dhe kamarieri ishin ulur jashtë. Personi tha: “Kjo është grabitje, lekët lekët”. Autori me skafandër qëlloi mbi Artanin dhe mori paratë. Pas 5 minutash erdhi patrulla e policisë, ndërkohë Artani ndërroi jetë rrugës për në spital”.

44-vjeçari nga fshati Gjashtë i Sarandës, punonte për të mbajtur familjen e tij, e cila jeton në kushte të vështira.

Nisur nga kushtet e vështira ekonomike, dhe sëmundja e vajzës së mitur, Hoxha, ishte detyruar në punësonte në lokalin e këtij karburanti edhe djalin e tij 21 vjeç, Denisin.

Të dy, babë e bir, ata duhet të siguronin të ardhura për të bërë të mundur blerjen e ilaçeve dhe trajtimin mjekësor të të voglës në familje.

ME TE LEXUARAT