Vrasësit e Enver Hadrit dënohen me burg të përjetshëm

enver-hadriGjykata Penale e Brukselit i ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar me burg të përjetshëm vrasësit e Enver Hadrit.

Të dënuarit janë Bozhidar Spasiq, ish-shef i UDB-ës për operacione speciale dhe vrasësit Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq.

Këtë lajme ka bërë të ditur për media, Teuta Hadri, nga familja e atdhetarit Enver Hadri, i vrarë nga UDB serbe në Bruksel.

Dje Gjykata e Madhe Penale e Brukselit, i shpalli fajtor për vrasjen e Enver Hadrit, Bozhidar Spasiqin, ish-shef i UDB-ës për operacione speciale dhe vrasësit Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq.

Ndërkaq sot, ani se prokurorja e rastit kërkoi për fajtorët nga 30 vjet burg për çdonjërin, megjithatë juria, e përbërë nga përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të popullit në sistemin e drejtësisë, vendosen ndryshe, ata vendosen që kriminelët serbë të dënohen me burg të përjetshëm.

“Kjo është një fitore e madhe e drejtësisë mbi krimin politik. Me këtë vendim Gjykata Penale e Brukselit, kryeqytetit të Evropës, krahas organizatorit dhe vrasësve të Enver Hadrit, praktikisht e dënoi edhe shtetin serb. Sepse organet serbe që një çerek shekulli, nuk lanë gur pa lëvizur, që vrasja e Enver Hadrit të mos zbardhet dhe dorasit të mos ndëshkohen.

Shpresojmë se edhe vrasjet e ngjashme politike të kryera kundër shqiptarëve, apo kujtdo qoftë tjetër, do të zbardhen deri në imtësi dhe organizatorët dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar”, thotë Teuta Hadri.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Seri arrestimesh në Prishtinë, një serb në arrati

Policia e Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar ...