“Daily Mail”: Foto e vrasësit shqiptar që është sërish i lirë në rrugët e Britanisë

vrasesi-britani-daily-mailE përditshmja britanike “Daily Mail” ka shkruar një artikull për një shtetas shqiptar, i dënuar për vrasje.

“Një vrasës shqiptar është kthyer në rrugët tona disa muaj pasi “Daily Mail” tregoi historinë se si ai është tallur me procesin e tij të ekstradimit”, e nis shkrimin e përditshmja britanike.

Bëhet fjalë për shtetasin Ardian Rragami, i cili është dënuar për vrasje me 15 vjet burg në Shqipëri. Në muajin qershor të këtij viti, “Daily Mail” zbuloi se 45-vjeçari ishte kthyer në Britani katër vjet pasi u ekstradua në atdhe, për të shlyer dënimin.

Sipas të përditshmes britanike, brenda disa orësh pasi Ministria e Punëve të Brendshme i kërkoi të jepte llogari për praninë e tij në Angli, zyrtarët e Emigracionit e ndaluan atë në pritje të dëbimit.

Tashmë Rragamit i është dhënë liria me kusht, pasi ai e apeloi vendimin për ekstradimin e tij të dytë. Ai u la i lirë më 7 shtator nga një gjykatës nga Birmingham.

Esther Lagunju, gjykatësi që e la të lirë, kishte urdhëruar që të mbahej me cip elektronik, pra nën mbikëqyrje në mënyrë që të mos dalë nga shtëpia nga ora 8 e darkës deri në 8 të mëngjesit.

Gjithashtu ai do të shkonte çdo javë të firmoste si detyrim paraqitje. Ndërkohë zyrtarët kanë refuzuar të japin detaje të arsyeve të tij të apelimit të vendimit për ekstradim.

“Daily Mail” shkruan se, “Rragami është fotografuar së fundmi në qytetin Essex, ku ai jeton me gruan e tij britanike dhe dy fëmijët, duke pirë cigare”.

“Rasti i tij thellon skandalin e vrasësve shqiptarë të cilët kanë ikur në Britani të Madhe, teksa autoritetet tani po përballen me një betejë gjithnjë e më të kushtueshme për të ekstraduar Rragamin në atdhe.

45-vjeçari, duke u paraqitur si kosovar i quajtur Ardian Gashi, për herë të parë hyri në Britani pas vrasjes së një personi në veri të Shqipërisë në vitin 1998.

I arratisuri, i martuar e divorcuar në Londër në vitin 2002, thuhet se ka përfituar azil pasi zyrtarët besuan në gënjeshtrat e tij se ishte shtetas nga Kosova./shekulli/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Operacion antidroge në Athinë, sekuestrohen lëndë narkotike, në pranga shqiptari

Një 51- vjeçar nga Shqipëria përfundoi në pranga pasi iu gjet një ...