Lezhë, ja fjalët që tha në gjykatë vrasësi i parukieres

Aktualitet

parukjerja-lezheGjykata e Lezhës vendosi masen e sigurise burg pa afat për Alfred Nikollin, autorin e dyshuar për vrasjen e Etleva Ndokës, në parukerine e saj në Lezhë. 31 vjeçari Nikolli ishte i tronditur dhe nuk foli në sallën e gjyqit.

Shumë policë të Lezhës u angazhuan për sigurimin e Alfred Nikollit në gjykatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

31 vjeçari i akuzuar për vrasjen e Etleva Ndokës u shoqërua në masa të rrepta rrugës për në sallën e gjyqit.

Kurse familjarët e të gjitha palëve munguan. Ndoshta për shkak të konfliktit që ka lindur mes tyre.

“Jam i tronditur nuk mund të them asnjë fjalë” - i tha Nikolli trupit gjykues. Por u deshen vetëm pak minuta që të caktohej masa e sigurtë arrest me burg.

Në seancë atij iu lexuan edhe dy emra të tjerë, Bardhok dhe Iliaz. Për të foli vetëm avokati.

Nikolli është i akuzuar për vrasjen e Etleva Ndokës me dy plumba në zemër.

Krimi ndodhi brenda ambjenteve të pronës së saj, një sallon bukurie në bulevardin Gjergj Fishta.

Mes viktimës dhe autorit ka patur njohje e shoqëri, por që më pas përfundoi në sherr mes tyre, deri ditën kur 31 vjeçari i armatosur hyri në parukeri dhe e vrau në vend 28 vjeçaren, nënë e një djali.

ME TE LEXUARAT