Ja kush është i vrari në Fier, si i shpëtoi atentatit 4 muaj më parë dhe…

nelgert-pataNelgert Pata, që u vra sot në Fier gjatë një atentati i mbijetoi nje tjetri ne Tirane më 21 gusht të këtij viti. Ngjarja ndodhi te ish-Parku i Autobusave.

Po kush eshte Nelgert Pata? Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2008 së bashku më babain e tij Astrit Pata janë gjykuar nga organi i akuzës për shfrytëzim prostitucioni.

Ata u denoncuan nga Silvana K. nga Memaliaj me vendbanim në Gjermani. Sipas saj, në vitin 2004 ajo ishte njohur me Astrit Patën në lokalin e të vëllait të tij në Tepelenë, ku vajza punonte si kameriere. Astrit Pata i kishte kërkuar më pas të shkonin së bashku për pushime në Greqi.

Më pas ai e kishte dërguar me dokumente false në Norvegji, ku e kishte pritur djali i tij, Nelgerti, në atë kohë sapo kishte mbushur 20 vjeç, i cili i kishte kërkuar të punonte si prostitutë.

Ajo nuk kishte pranuar fillimisht, por ishte detyruar pas kërcënimeve të shumta. Sapo ka shpëtuar prej tyre, vajza ka bërë denoncim.

Të pandehurit Astrit dhe Nelgert Pata, akuzohen gjithashtu për trafikimin në tetor të 2005-ës të një tjetër gruaje, nënë e një fëmije.

Sipas prokurorisë, ajo ishte njohur në Greqi me Nelgertin, i cili e kishte mashtruar se do t’i gjente një vend pune si kameriere në Norvegji. Por më pas, e kishte detyruar të dilte të prostituonte. Astrit dhe Nelgert Pata u arrestuan pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, në prill të vitit.

Por nuk mbaron me kaq. Nelgert Pata në atentatin e parë që u krye ndaj tij u dyshua se kishte lidhje edhe me vrasjen e Elton Çiços./Panorama/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

cico-pata2016

Vrasja e Elton Cicos e Nelgert Patës, prokuroria bashkon dosjet në hetim

Në një kohë që të gjitha ngjarjet e rënda kriminale mes dy ...