Atentati/ Ishte bashkë me 34-vjecarin e vrarë në Fier, ja emri i të plagosurit

policia2015Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në Fier. Një 34-vjecar është vrarë me 30 plumba, ndërkohë mësohet se dhe një tjetër është plagosur.

Viktima është 34-vjeçari Nelgert Pata, ndërkohë bashë me të ka qenë edhe 38-vjeçari Ari Halinani i cili ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Burime të policisë bëjnë me dije se viktima Pata ishte mik me Jani Aliajn, vrasësin e Elton Çicos

Informacion paraprak i policisë:

Më datën 20.11.2016 ora 13:50, në aksin rrugor Fier – Seman, në vëndin e quajtur “Qenas”, në mjetin tip “Volksëagen” me targa AA 166 IY është gjetur i vdekur, i vrarë me armë zjarri shtetasi M.P, 34 vjeç, banues në Tepelenë, person me precedent penal. Si dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit nje 38 vjeçar i cili eshte transportuar ne spital jashte rrezikut per jeten. Në fshatin Zhupan, Fier, në vëndin e quajtur “Mbikalimi” është gjetur duke u djegur mjeti tip “Benz” me portobagazh dhe brenda në mjet janë gjendur dy armë zjarri automatik. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Forca te shumta te Policise po krehin zonen ku u gjet automjeti me armet e zjarrit per te bere te mundur kapjen e autoreve. Ne te gjitha rruget qe lidhen me vendin ku u gjet automjeti i djegur jane ngritur pika kontrolli nga policia.

1-Viktima NELGERT. PATA 34 vjeç nga Tepelena.

2-I plagosuri A.H, plagosur ne krah jasht rrezikut per jeten.

3- Mjet Volsvagen me targa AA 166 IY me keto targa del ne pronesi te shtetasit K.K

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Angli, policët tërheqin zvarrë dy emigrantë shqiptarë

Dy policë në një lavazh makinash në pronësi të një shqiptari në ...