Vodhi tri makinat e marra me qera, arrestohet 57-vjecari në Tiranë

Aktualitet

policia-tiraneFinalizohet operacioni "Rent Car", policia vendos ne pranga autorin e vjedhjes se tri makinave te marra me qera ne Tirane.

Policia informoi se më datë 12.11.2016, Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Hapura, në Komisariatin e Policisë Nr.3, kanë finalizuar me sukses Operacionin “Rent Car”, ku është bërë i mundur arrestimi i shtetasit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bujar Gega, 57 vjeç, banues në Korçë, i proceduar më parë për veprat penale të "Vjedhjes dhe Mashtrimit".

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi ka mashtruar duke marrë makina me qera dhe duke mos i kthyer ato sipas kushteve dhe afateve të kontratave.

Më konkretisht:

- Më datë 25.08.2016, shtetasi I. S., punojësi i një firme për dhënie mjetesh me qera, ka kallëzuar se shtetasi Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qera të tipit Citroen, të cilën nuk e ka kthyer më.

- Më datë 05.09.2016, shtetasi A. T., punojësi i një firme për dhënie mjetesh me qera, ka kallëzuar se shtetasi Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qera të tipit Volkswagen, të cilën nuk e ka kthyer më.

- Më datë 16.07.2016, në Komisariatin e Policisë Durrës, shtetasi A. R., punojësi i një firme për dhënie mjetesh me qera, ka kallëzuar se shtetasi Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qera të tipit Citroën, të cilën nuk e ka kthyer më.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjetet e marra, konkretisht:

1. Automjeti i markës Citroen, me targa AA 780 OC;

2. Automjeti i markës Volkswagen, me targa AA192 IV;

3. Automjeti i markës Skoda, me targa AA 598 MC.

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ,për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT